Bota

Haradinaj letër Lajçak: Mogherini e dëmtoi Kosovën, Borelli po e zvarrit qëllimisht procesin e dialogut

19 Prill 2020, 12:31 Nga DOSJA
Haradinaj letër Lajçak: Mogherini e dëmtoi Kosovën,

KOSOVË– Ish- kryeministri i Kosovës njëkohësisht edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Në letër Haradinaj i ka bërë me dije qëndrimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Ndër të tjera Haradinaj ka deklaruar se marrëdhënia e re me ShBA ka rritur më shumë shpresat sa i takon dialogut Kosovë-Serbi.

“Situata me energjinë e re nga ShBA për Kosovën, ka rritur shpresat që dialogu Kosovë-Serbi, mbi një dekadësh, do të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Megjithatë, ndërmjetësimin nga BE nën udhëheqje të ShBA-së e shohim si pozitive.”- ka thënëm Haradinaj.

Letra e plotë:

I nderuar Z. Lajcak,
Dëshiroj të ju falënderoj për letrën tuaj të datës 9 prill 2020, si dhe për propozimin për një bisedë telefonike me kërkesë të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian. Duke pasur parasysh rrethanat e paqarta politike, besoj se një thirrje telefonike do të ishte e panevojshme. Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me dialogun mbetet i pandryshuar: dialogu i ndërmjetësuar nga BE nën ish-Përfaqësuesen e Lartë Federica Mogherini ka devijuar nga temat e rëndësisë substanciale, ka rrezikuar të arriturat e Kosovës, dhe ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e BE-së për ta ndërmjetësuar dialogun në të ardhmen. Për më tepër, e shoh qasjen e tan ishme nga Përfaqësuesi i Lartë Joseph Borell dhe nga ju si një përpjekje për ta zvarritur marrëveshjen përfundimtare dhe për ta rikthyer dialogun në një proces të pafund. Megjithatë, Kosova e ka mirëpritur rolin e Kancelares Angela Merkel dhe të Presidentit Emmanuel Macron për t’u angazhuar personalisht në marrëveshjen gjithëpërfshirësë ligjërisht obligative. Kam qenë vazhdimisht i zëshëm dhe i qartë në të kërkuarit e rolit aktiv të ShBA-së në dialog. Tani – situata me energjinë e re nga ShBA për Kosovën, ka rritur shpresat që dialogu Kosovë-Serbi, mbi një dekadësh, do të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Megjithatë, ndërmjetësimin nga BE nën udhëheqje të ShBA-së e shohim si pozitive.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni marredhenia kosove-serbi mogherini ramush haradinaj marredhenia kosove-serbi mogherini ramush haradinaj

Sondazh

Poll