Bota

Ulet numri i vdekjeve në Spanjë, rregjistrohen 410 viktima nga Covid-19 brenda 24 orëve

19 Prill 2020, 11:52 Nga DOSJA
Ulet numri i vdekjeve në Spanjë, rregjistrohen 410 viktima nga

SPANJË– Ditën e sotme Spanja ka rregjistruar të paktën  410 viktima nga virusi duke e çuar numrin total të të vdekurve në 20.639.

Krahasuar me disa ditë më parë numri i viktimave në Spanjë është ulur, pasi dje u konfirmuan të paktën 565 të vdeur nga Covid-19, tha Ministria e Shëndetësisë.

Megjithatë Spanja është ende një nga vendet më të goditura në botë, me numrin e përgjithshëm të vdekjeve, që ka arritur në 20,639. Ajo renditet e treta në gjithë globin pas SHBA-së dhe Italisë për numrin e viktimave.

Shkalla e vdekjeve së përditshme të Spanjës arriti në 950 në 2 prill. Ndërkohë vendi kishte marrë masa të ashpra duke bllokuar njerëzit në shtëpi, ndërsa pas arritjes së pikut qeveria ka rihapur një pjesë të bizneseve dhe transportin publik.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit u rrit në 195.944 sot nga 191.726 që ishte të shtunën, shtoi Ministria e Shëndetësisë.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll