Sport

Në Itali skuadrat po marrin formë, Milan njofton Ibrën me shokë të rikthehen në Itali brenda të enjtes

18 Prill 2020, 08:30 Nga DOSJA
Në Itali skuadrat po marrin formë, Milan njofton Ibrën me

ITALI- Në Itali e kanë seriozisht çështjen e rinisjes së stërvitjes më datën 4 maj, vetëm një ditë pas përfundimit të masave të jashtëzakonshme të kryeministrit Giuseppe Conte, ndërsa sot edhe Milani ka njoftuar futbollistët që të jenë në Milano brenda të enjtes së ardhshme.

Zlatan Ibrahimovic, Leao, Calhanoglu, Kjaer, Begovic e Paqueta janë futbollistët kuqezi që kanë zgjedhur të rikthehen në atdheun e tyre gjatë këtyre ditëve të izolimit prej Covid-19 dhe tani do të duhet të marrin sërish rrugën për në Milano.

Që të gjithë këta do të duhet t’i nënshtrohen një karantine 14-ditore në Milano, para se të paraqiten në Milanello në fillim të muajit maj, për të rinisur stërvitjen sipas një protokolli që pritet të miratohet këto ditë.

(e.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne sport milan nis stervitjen koronavirusi ne sport milan nis stervitjen

Sondazh

Poll