Aktualitet

Ndërron jetë një pacient me Covid-19 tek Infektivi, MSH: Pësoi hemorragji cerebrale, vuante nga tumori

18 Prill 2020, 15:15 Nga DOSJA
Ndërron jetë një pacient me Covid-19 tek Infektivi, MSH:

TIRANË– Një tjetër pacient me Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin e Infektivit. Mësohet se bëhet fjalë për një 69-vjeçar, që pak ditë më parë ishte transportuar nga Shkodra, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 69-vjeçari vuante nga tumori dhe shkaku i vdekjes së tij nuk është koronavirusi, kështu që nuk e rrit numrin e viktimave me Covid-19 në Shqipëri.

Ndërkohë, Shqipëria është tashmë prej një muaji nën kthetrat e Covid-19. Deri më tani në vend janë shënuar 548 persona të prekur dhe 302 persona e kanë fituar luftën me këtë virus.

Harta e 9 rasteve të reja të shënuara brenda 24 orëve të fundit, është zgjeruar në Kurbin me 5 raste, Kukës me 2, e Tiranë e Fier me nga një rast.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Prill 2020, 13:14

KORÇË– Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës pasi janë kapur teksa lëviznin me automjetet jashtë orarit të lejuar, duke thyer...