Aktualitet

Brenda laboratorit në QSUT ku do të nisin testet seriologjike, Manastirliu: Janë 4600 copë për grupet e riskuara, në fazë

18 Prill 2020, 13:21 Nga DOSJA
Brenda laboratorit në QSUT ku do të nisin testet seriologjike,

TIRANË– Pamjet që shikoni vijnë nga laboratori brenda QSUT-së ku nga e hëna fillojnë testet  seriologjike për personelin shëndetësor të QSUT-së. Ky lloj testimi do të zhvillohet brenda laboratorit të mikrobiologjisë brenda QSUT-së. Në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama shihet se si ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar ambientet e laboratorit dhe mënyrën se si do të zhvillohen testet. Ajo sqaron se fillimisht do të bëhen 4600 teste për grupet më të riskuara si personeli mjekësor apo efektivët e Policisë së Shtetit, ndërsa në fazën e dytë do të mendohet për të realizuar këto teste edhe në popullatë.

Janë tre dhoma, sipas standarteve dhe protokolleve. Mostrat pasi të punohen, dërgohen në reaprtin tjetër. Komunikimi është i brendshëm, nuk del në koridor. Kti bëhet leximi. Kurse ky është sekuencatori,”- dëgjohet të thotë një prej mjekeve.

“Komiteti teknik i ekspertëve i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, ka vendosur që të përfshijë një test të ri, serologjik dhe që është tashmë gati në QSUT-në labotorin e mikrobiologjisë. Është tashmë një hap shumë i rëndësishëm. Ky testim është gati dhe javën tjetër fillon i pari. Janë 600 teste. Komiteti i ekspertëve ka përcaktuar edhe protokollin për fazën e parë dhe në fazën e dytë do të shikojmë se si do të shpërndahet ky testim në popullatë. Prandaj dhe ky testim serologjik do të fillojë në grupet më të riskuara si personeli mjekësor, Policia e Shtetit, etj. Gjitçka do të bëhet nën lidershipin e Institutit të Shëndetit Publik,”- thotë Manastirliu ndër të tjera.

Lajmin e mirë për nisjen e këtij testimi e bëri me dije mjeku Pëllumb Pipero. Kryerja e analizës serologjike, u sugjerua edhe nga ish-Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis, si një process që ndikon në identifikimin e personave që kanë patur kontakt me virusin.

Por si funksionon ky test?

Sipas Piperos merret gjaku dhe analizohet dhe shikojmë nivelin e anti-trupave në organizëm. Janë dy lloj anti-trupash, njëri që dëshmon infeksionin dhe tjetri që tregon infeksion të kaluar dhe fitim të imunitetit. Mjeku shtoi se për të folur për imunitetin është pak herët që këto anti-trupa të jenë të qëndrueshëm, por është e rëndësishme kjo analizë sepse tregon sa të ekspozuar jemi ndaj virusit Covid-19. Pipero shtoi më tej se kjo lloj analize nuk është e domosdoshme të bëhen për gjithë popullsinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirli testet seriologjike edi rama koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirli testet seriologjike

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Prill 2020, 13:14

KORÇË– Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës pasi janë kapur teksa lëviznin me automjetet jashtë orarit të lejuar, duke thyer...