Aktualitet

“Njerëzit dukeshin si mina me sahat”/ Lamallari flet pas komandimit në Shkodër: Lëviznin lirshëm, sikur s’kishte ndod

18 Prill 2020, 11:47 Nga DOSJA
“Njerëzit dukeshin si mina me sahat”/ Lamallari flet pas

Tiranë- Besfort Lamallari, i cili po menaxhon situatën në Shkodës pas përhapjes së COVID-19, ka deklaruar se situata në këtë qytetet ishte alarmante, sa i përket ndërgjegësimit publik. Ai ka deklaruar në studion e “Abc News” se njerëzit lëviznin lirshëm nëpër qytet dhe dukeshin si “mina me sahat”, pasi mund të çonin virusin në banesat e tyre.

Shkova në Shkodër dhe përshtypja e parë nuk ishte pozitive. Pashë njerëz që lëviznin pas asnjë problem. Dukeshin si mina me sahat që lëviznin dhe mund t’jua çonin koronavirusuin familjareve të tyre. Prandaj krahas koordinimit të aktorëve qendrorë dhe lokalë, duhet mbi të gjitha që krahas punës së bërë nga pushteti qendror edhe lokal, të ketë një nivel të duhur ndërgjegjësimi. Gjatë shtatë ditëve që jam në Shkodër kam kuptuar se pa një nivel të duhur ndërgjegjësimi, gjithçka që bëhet nga qeveria apo bashkia është e kotë. Ndër të tjera ai tha se menjëherë janë marrë masa për të mos lejuar daljen e qytetarëve pa kriter në rrugë si edhe mbylljen e tregut të Zdrales për dy javë si përgjysmimit të punës në tregun e Rusit. Mblodhëm komisionin për mbrojtjen civile që drehtohet nga unë dhe vendosëm që të ndërhynim në tregjet Rus dhe atë të Zdrales. Këtë të fundit e mbyllëm për dy javë. Mjaftonte një vizitë aty për të parë se çfarë rreziku ishte. Në tregun e Rusit u përgjysmua aktiviteti. Po ashtu vendosën tunele dezifektuese për të shtuar masat e sigurisë“, është shprehur ai në studion e ABC News.

 

Shkodra është ende një vatër infeksioni, pasi numri i të infektuarve ka shkuar në 94. Po kështu, qarku i Shkodrës është një nga qarqet më problematike, sa i përket respektimit të masave të marra për COVID-19. Pak ditë më parë, qeveria shkarkoi nga detyra, prefektin Çesk Millja dhe vendosi në vend të tij, Besfor Ramallarin. Sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Millja nuk kishte menaxhuar mirë situatën e COVID-19 në këtë qytet, pasi ishte vënë re një mungesë lidershipi. Nuk mungoi edhe një reagim nga vetë Millja, i cili u shpreh se në në shkresën e shkarkimit të tij shkruhej vetëm: “lirohesh nga detyra”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besfort lamallari viktimat e covid ne shqiperi besfort lamallari viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll