Aktualitet

“Duro jeta ime”, kryeinfermierja e Spitalit Infektiv përlot me dedikimin prekës për të birin, s’e takon prej një muaj

18 Prill 2020, 14:38 Nga DOSJA
“Duro jeta ime”, kryeinfermierja e Spitalit Infektiv përlot me

TIRANË– Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca i ka dedikuar një status prekës të birit, të cilin nuk e takon prej një muaji, nga frika se mos i transmeton Covid-19, familjes së saj.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Luca ka publikuar foton e të birit, që e sheh vetë mnga ballkoni dhe i shkruan të durojë.

Duro jeta ime, do fitojmë për ty e gjithë Shqiptarët”, shkruan Ana krah fotos.

Shqipëria është tashmë prej një muaji nën kthetrat e Covid-19. Deri më tani në vend janë shënuar 548 persona të prekur, ndërsa 26 persona kanë humbur jetën.

Harta e 9 rasteve të reja është zgjeruar në Kurbin me 5 raste, Kukës me 2, e Tiranë e Fier me nga një rast.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë fituar 302 persona.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ana luca koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi ana luca koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Prill 2020, 13:14

KORÇË– Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës pasi janë kapur teksa lëviznin me automjetet jashtë orarit të lejuar, duke thyer...