Aktualitet

Digjet makina në bulevard në Elbasan, zjarri e përfshin pjesërisht

18 Prill 2020, 14:27 Nga DOSJA
Digjet makina në bulevard në Elbasan, zjarri e përfshin

ELBASAN– Një automjet i llojit “Renault” është djegur pasditen e sotme në bulvardin “Aqif Pasha” në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, automjeti është në pronësi të një qytetari me inicilaet T.K., dhe është djegur pjesërisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërkohë që hetimet do ta zbardhin ngjarjen të plotë.

Njoftimi i policisë Elbasan: Në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan,  ka rënë zjarr nē mjetin tip ” Renalut”, në pronësi të shtetasit T.K., i cili ishte i parkuar dhe si pasojë  mjeti është djegur  pjesërisht. Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë kjo nuk është makin e parë që digjet në qytetin e Elbasanit. vetëm një natë më parë, në mes të qytetit të Elbasanit janë djegur makinat e ish-gjyqtarit Arben Vrioni dhe e vajzës së tij, të cilat ishin parkuar poshtë banesës së tyre. Mësohet se flaka është vënë nga dy persona me maska.

Lidhur me rastin, Vrioni është shprehur se nuk ka asnjë dijeni se kush mund të ketë kryer sulmin ndaj tij, megjithatë ka shtuar se prej muaj është në ‘vetëmbrojtje’ prej dosjes “Shullazi”. Arben Vrioni ka qënë gjyqtar në Apelin e Durrësit, por vitin e shkuar u shkarkua nga Vettingu pasi nuk justifikonte pasurinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina në elbasan elbasan digjet makina në elbasan elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Prill 2020, 13:14

KORÇË– Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës pasi janë kapur teksa lëviznin me automjetet jashtë orarit të lejuar, duke thyer...