Aktualitet

“Lutuni të gjithë bashkë nga shtëpitë”, Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu u bën thir

18 Prill 2020, 13:09 Nga DOSJA
“Lutuni të gjithë bashkë nga shtëpitë”,

TIRANË– Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që pas namazit të akshamit të bashkohen në lutje të përbashkët. Në një video të publikuar në faqen zyrtare “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”, Spahiu dëgjohet të thotë se lutja e bërë në bashkësi është më e pranuar tek Allahu i Madhëruar.

“Ne e dimë shumë mirë se lutja e bërë në bashkësi në xhemat është më e pranuar tek Allahu i Madhëruar. Unë do të ju lutesha të gjithë besimtarëve mysliman shqiptarë ku do që janë, që të gjithë sëbashku duke filluar që nga sot në këtë ditë të bekuar Xhumaje pas namazit të akshamit duke pasur parasysh që të gjithë jemi në shtëpitë tona pas pune sepse ka edhe vëllezër që janë në angazhimet e tyre ditore dhe përgjatë gjithë muajt të bekuar të Ramazanit pas namazit të akshamit të ulemi dhe ti bëjmë dua krijuesit, pra Allahut,”- dëgjohet të thotë Spshiu.

“Kryetari i KMSH-së, thirrje shqiptarëve për lutje të përbashkët! Në mesazhin e tij të së premtes, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, përpos trajtimit të ligjëratës së zakonshme, u bëri thirrje të gjithë besimtarëve shqiptarë për lutje të përbashkët, duke filluar që nga dita e sotme pas namazit të akshamit e për të vijuar më tej përgjatë çdo dite të muajit të bekuar të Ramazanit,”- shkruhet në faqe krah videos së Spahiut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar spahiu bujar spahiu

Sondazh

Poll