Aktualitet

Ndodh edhe kjo/ Shqiptari niset me biçikletë nga Italia për të ardhur në Shqipëri, e ndalon policia, ishte në gjendje të

18 Prill 2020, 12:15 Nga DOSJA
Ndodh edhe kjo/ Shqiptari niset me biçikletë nga Italia për

Itali– Një 33-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia në Itali, pasi ishte nisur me biçikletë për të ardhur në Shqipëri. 33-vjeçari u ndalua përgjatë autostradës A27, në San Sisto di Villorba, pasi shoferët njoftuan policinë, ngaqë të riut i rrezikohej jeta, pasi mund ta përplaste ndonjë makinë. Pas njoftimit, polica dhe një ambulancë  mbërritën në vendin e ngjarjes dhe ndaluan të riun.

I pyetur nga policët për arsyet që e kishin nxitur të dilte me biçikletë në autostradë, ai u përgjigj se ishte i rraskapitur dhe se dëshironte të kthehej në vendin e tij të origjinës.

Mediet italiane shkruajnë se shqiptari  me banim në Marca, ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike dhe më herët  ishte shtruar në spital në Ca ‘Foncello për shkak se vuante nga problemet psikologjike. Kjo gjendje atij i ishte shkaktuar pas izolimit për shkak të COVID-19.

Burimi: ilgazzetino.it

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali shqiptari niset me biçikletë drejt shqipërisë koronavirusi ne itali shqiptari niset me biçikletë drejt shqipërisë

Sondazh

Poll