Aktualitet

Arrestohen 7 persona në Tiranë, 6 prej tyre të shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje

18 Prill 2020, 12:24 Nga DOSJA
Arrestohen 7 persona në Tiranë, 6 prej tyre të shpallur në

Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit Policia ka arrestuar 7 persona, 6 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Policia bën me dije se është arrestuar 37-vjeçari me iniciale E. Gj, pasi në banesën e tij janë gjetur një dokument pune dhe dy leje drejtimi italiane të falsifikuara.  Po kështu janë arrestuar, personat: E. H., 52 vjeç, E. B., 27 vjeç, A. M., 32 vjeç, I. B., 37 vjeç, F. M., 45 vjeç, F. D alias F.M., 39 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim nga Policia për vjedhje dhe mashtrim.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën edhe në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, 6 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument pune dhe dy leje drejtimi italiane, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

• E. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”;

•E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike, kryer në bashkëpunim”;

•A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;

•I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;

•F. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;

•F. D alias F.M., 39 vjeç, banues në Vorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 7 persona në tiranë arrestohet 7 persona në tiranë

Sondazh

Poll