Aktualitet

Gjuetarët kërkojnë pezullimin e moratoriumit: Është farsë, fauna është dëmtuar më shumë se kur lejohej gjuetia

24 Mars 2019, 21:39 Nga DOSJA
Gjuetarët kërkojnë pezullimin e moratoriumit: Është

TIRANË- Gjuetarët kërkojnë anulimin e moratoriumit të gjuetisë, i ku tre vjet më parë në konkretisht në Prill të vitit 2016, qeveria shtyu dhe me 5 vjet moratoriumin e gjuetisë.

Gjuetarët e shohin këtë masë të  tepërt dhe që nuk i ka shërbyer ndalimit të gjuetisë, por ka favorizuar gjuetinë e paligjshme duke i shkaktuar më shumë deme faunës shqiptare.

“Jemi lënë në mëshirë të fatit”, thuhet ndër të tjera në një reagim të gjuetarëve në faqen “Gjuetia dhe Gjahu” .

Reagimi i plotë: 

Ministria e Mjedisit nuk ka asnjë plan për të hapur gjuetinë. Nuk kanë asnjë projekt dhe as kanë ndërmarrë ndonjë hap në këtë drejtim.
Politikat ambientale në përgjithësi, fauna e egër në veçanti, përkujdesja ndaj ekosistemit dhe NE gjuetarët, jemi lënë krejtësisht në mëshirë të fatit, të fatit të kodoshëve e të fatit të brakonierëve.

Fushata elektorale e zgjedhjeve vendore po afron.
Duhet të tregohemi të kujdesshëm e të mos lejojmë njeri të na përdorë, si ndodhi në zgjedhjet e vitit 2017, kur Federata e Themi Perit premtoi hapjen e gjuetisë pas zgjedhjeve dhe mileti gjuetar me vrap e besuan.
Madje shkuan deri aty sa filluan të na kërcënonin me moslejim ushtrimi të gjuetisë për ne, që këmbëngulëm të flisnim të drejtën e të vërtetën.

Kërkesat tona e forca jonë duhet të përqëndrohen e Ne duhet të këmbëngulim jo për të marrë premtimin e individëve të veçantë, por për të parë e prekur punën e seriozitetin e institucioneve dhe të legjislacionit.

Njerëzit vijnë e shkojnë, ndërsa Ambienti, Fauna, Gjuetia e Institucionet janë të përjetëshme e u trashëgohen brezave.
Largpamësia dhe vigjilenca jonë është jo vetëm detyrim ndaj vetvetes, por sidomos ndaj brezave të ardhshëm.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjuetarët kërkojnë anulimin e moratoriumit moratoriumi i gjuetise moratoriumi ka dëmtuar faunën gjuetarët kërkojnë anulimin e moratoriumit moratoriumi i gjuetise moratoriumi ka dëmtuar faunën

Sondazh

Poll