Aktualitet

Gjendet trupi i dekompozuar i një burri, dyshohet se është 45-vjeçari i zhdukur para 3 muajsh (EMRI+DETAJE)

24 Mars 2019, 20:50 Nga DOSJA
Gjendet trupi i dekompozuar i një burri, dyshohet se është

PUKË- Ditën e sotme është gjetur një trup i dekompozuar sipër Staneve të fshatit Marrnaq, Njësia Administrative Qelëz, Pukë.

Sipas policisë, në trupin e gjetur nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se i përket 45-vjeçarit Zef Nikollë Prenga, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa në dhjetor të vitit 2018.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 24.03.2019, sipër Staneve të fshatit Marrnaq, Njësia Administrative Qelëz, Pukë, është konstatuar kufoma e një personi.
 
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku është konstatuar një kufomë e dekompozuar, e seksit mashkull, rreth 170 cm i gjatë, dhe dyshohet se i përket shtetasit Z. P. vjeç 45, lindur në Gojan i Madh, Pukë dhe banues në Krujë (shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për largim nga banesa më datë 08.12.2018).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkatuara nga ndonjë faktor tjetër

Veprimet do kryhen në Morgun e Spitalit Pukë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet trupi i dekompozuar zef nikollë prenga gjendet trupi i dekompozuar zef nikollë prenga

Sondazh

Poll