Aktualitet

COVID-19/ 548 persona të infektuar dhe 26 viktima, Shkodra shënon ditën e parë me asnjë rast të ri, 220 persona aktivë me

18 Prill 2020, 05:45 Nga DOSJA

SHQIPERI- Vendi ynë vijon betejën me COVID-19, duke sjellë sot uljen e rasteve të reja. Sot është dita e parë, kur nuk ka asnjë rast të ri në qytetin e Shkodrës, që është një nga vatrat më të rrezikshme të pandemisë.

9 raste të reja dhe 548 të infektuar , është bilanci për sot, ndërsa 19 persona janë shëruar në këto 24 orë.

Numri i të shëruarve për të 7-ën ditë radhazi është më i lartë se numri i atyre që janë me COVID-19 aktivë, që janë 220. 302 persona janë shëruar, ndërsa në spitalet COVID po marrin aktualisht shërbim 43 pacientë.

Pasditen e sotme ndërroi jetë një 69-vjeçar asimptomatik me Covid-19, por nuk është klasifikuar si viktimë e Covid-19, pasi sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacienti ka vdekur për shkak të hemorragjisë cerebrale.

Dje, mjeku Pëllumb Pipero ka se nga e hëna do të nisë hetimi inteligjent për të izoluar  vatrat e pandemisë.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll