Aktualitet

Pipero tregon se si do funksionojë analiza serologjike: Do bëhet një hetim inteligjent, që të mos ketë vatra të reja

17 Prill 2020, 20:16 Nga DOSJA
Pipero tregon se si do funksionojë analiza serologjike: Do bëhet

TIRANË– Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, ka treguar sot se të hënën dotë nisë një fazë e re e testimit, pasi sipas tij nuk mund të vijohet vetëm me testin në rrethin e ngushtë të infektuarve. Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, mjeku tha se është një lajm shumë i mirë fakti se do të fillojnë analizat serologjike prej të hënës.

E reja është vendimi i marrë nga Ministria e Shëndetësisë për të filluar analizat serologjike tek pacientët për të parë ku jemi jo vetëm me ekspozimin, por edhe me krijimin e anti-trupave, për të parë nivelin e mbrojtjes. Merret gjaku dhe analizohet dhe shikojmë nivelin e anti-trupave në organizëm. Janë dy lloj anti-trupash, njëri që dëshmon infeksionin dhe tjetri që tregon infeksion të kaluar dhe fitim të imunitetit. 

Për të folur për imunitetin është pak herët që këto anti-trupa të jenë të qëndrueshëm. Është i rëndësishëm kjo analizë se shohim sa të ekspozuar jemi ndaj këtij virusi. Këto lloj analizash nuk është e domosdoshme të bëhen për gjithë popullsinë. Mendoj që ministria e Shëndetësisë ka ndërtuar një strategji për të parë cila pjesë e popullatës do t’i nënshtrohet analizës. Fakti që fillon tek bluzat e bardha është lajm i mirë sepse shihet si është situata më mirë”, ishte kjo deklarata e Piperos.

Ai me tëj tha se tashmë do ketë hetim inteligjent, jo më  për të gjurmuar dhe konfirmuar rastet e kontaktet, por me hetim inteligjent për të parandaluar lindjen e vatrave të reja. K

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero

Sondazh

Poll