Aktualitet

I dogjën makinat, FLET ish-gjyqtari Vrioni: Prej muajsh jam në ‘vetëmbrojtje’ për çështjen “Shullazi”

17 Prill 2020, 22:01 Nga DOSJA
I dogjën makinat, FLET ish-gjyqtari Vrioni: Prej muajsh jam në

ELBASAN- Digjet makina e ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe vajzës së tij, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në  unazën e qytetit të Elbasanit. Në momentin e zjarrit, dy automjetet kanë qenë të parkuara në rrugë pranë banesës së Vrionit.

Burime për Abc News bëjnë të ditur se kemi të bëjnë me një zjarrvënie të qëllimshme, duke marrë parasysh se automjetet ndodheshin larg. Të njëjat burime treguan se makinave  në ngjarje kanë marrë pjesë dy persona të maskuar. Në një prononcim për Abc News ish-gjyqtari Arben Vrioni u shpreh se nuk ka dijeni për autorët e zjarrvënies.

Nuk kam dijeni për autorët e zjarrvënies së automjeteve. Unë prej 5 muajsh jam jashtë sistemit të drejtësis. Prej muajsh jam në vetëmbrojtje për shkak të çështjes “Shullazi”.Një nga automjetet e djegura është në pronësinë time, ndërsa tjetra është e vajzës”, tha Vrioni.

Mbrëmjen e sotme në mes të qytetit të Elbasanit janë djegur makinat e ish-gjyqtarit Arben Vrioni dhe e vajzës së tij, të cilat ishin parkuar poshtë banesës së tyre. Mësohet se flaka është vënë nga dy persona me maska.

Lidhur me rastin Vrioni është shprehur se nuk ka asnjë dijeni se kush mund të ketë kryer sulmin ndaj tij, megjithatë ka shtuar se prej muaj është në ‘vetëmbrojtje’ prej dosjes “Shullazi”. Arben Vrioni ka qënë gjyqtar në Apelin e Durrësit, por vitin e shkuar u shkarkua nga Vettingu pasi nuk justifikonte pasurinë.

Marrë nga AbcNews

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben vrioni digjen makinat e arben vrionit elbasan arben vrioni digjen makinat e arben vrionit elbasan

Sondazh

Poll