Aktualitet

PAMJET nga ‘Benzi i djegur’/ Detaje nga djegia e makinave të gjyqtarit Vrioni, dy persona me maska i vunë flakën mjeteve

17 Prill 2020, 22:07 Nga DOSJA
PAMJET nga ‘Benzi i djegur’/ Detaje nga djegia e makinave të

ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar lidhur me djegien e dy makianve të ish-gjyqtarit Arben Vrioni në qendër të Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës nëntë e pak të mbrëmjes.

Burime për Dosja.al bëjnë me djie se dy persona me maska kanë djegur fillimisht makinën e vajzës dhe më pas tijën.

Gjithashtu mësohet se njëra nga vajzat e ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni ndodhet në Amerikë, ndërsa tjetra jeton dhe punon në Tiranë.

Mbrëmjen e sotme në mes të qytetit të Elbasanit janë djegur makinat e ish-gjyqtarit Arben Vrioni dhe e vajzës së tij, të cilat ishin parkuar poshtë banesës së tyre. Mësohet se flaka është vënë nga dy persona me maska.

Lidhur me rastin Vrioni është shprehur se nuk ka asnjë dijeni se kush mund të ketë kryer sulmin ndaj tij, megjithatë ka shtuar se prej muaj është në ‘vetëmbrojtje’ prej dosjes “Shullazi”. Arben Vrioni ka qënë gjyqtar në Apelin e Durrësit, por vitin e shkuar u shkarkua nga Vettingu pasi nuk justifikonte pasurinë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben vrioni digjen makinat e arben vrionit elbasan arben vrioni digjen makinat e arben vrionit elbasan

Sondazh

Poll