Aktualitet

1459 kg kokainë të fshehura brenda dy kontenierëve, në Holandë arrestohet lushnjari e dy kosovarë

17 Prill 2020, 21:50 Nga DOSJA
1459 kg kokainë të fshehura brenda dy kontenierëve, në

HOLANDË– Tre shqiptarë, një nga Lushnja dhe dy nga Kosova kanë rënë në prangat e policisë holandeze, pasi janë kapur me 1459 kg kokainë. Mediat holandeze nuk i kanë bërë të ditur identitetet e shqiptarëve dhe dy bashkëpunëtorëve të tyre, por vetëm moshën.

Të arrestuarit janë: një 33-vjeçar nga Peja (Kosovë), një 35-vjeçar nga Mirusha (Kosovë), një 42-vjeçar nga Yukaripiribeyi (Turqi), një 43-vjeçar nga Lushnja (Shqipëri) dhe një 32-vjeçar nga Issoire (Francë).

Autoritetet në Rotterdam pohuan se të arrestuarit ishin në kërkim të dy konteinerëve që vinin nga Brazili, ku edhe kishin fshehur drogën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne holande holande arrestohen shqiptaret ne holande holande

Sondazh

Poll