Aktualitet

E Premtja e Zezë, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët nga ekrani, kishat dhe katedralet bosh

18 Prill 2020, 05:23 Nga DOSJA
E Premtja e Zezë, besimtarët ortodoksë kremtojnë

Shqipëri- Shqiptarët edhe këtë fundjavë janë në karantinë dhe Pashkët po i festojnë brenda banesave të tyre. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, besimtarët ortodoksë kanë ndjekur ceremoninë e të premtes së zezë nga ekrani, pasi nuk mund të ishin të pranishëm në kisha ato Katedrale. Ndryshe nga vitet e tjera në sallën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë gjendeshin vetëm kameramanë që transmetonin ceremoninë live, ndërsa besimtarët e ndoqën nga shtëpia.

Kryepeshkopit Anastas iu bëri thirrje besimtarëve që të mos kenë frikë në këtë periudhë pandemie dhe nuk shpreheh se Perëndia nuk do të na braktisë.

“Është nevojë urgjente që të marrim pjesë në betejën për çlirimin nga sindroma e frikës, e cila po përhapet rreth nesh në mënyrë të pakontrolluar. Nuk do të na braktisë Perëndia!”, tha ai dhe theksoi më tej se diçka e mirë do të dalë edhe nga kjo sprovë e madhe.

Çfarë është e premtja e zezë?

E premtja e zezë është dita kur vdiq Jezu Krishti, dhe të krishterët e përkujtojne vit për vit, si një ngjarje të rëndësishme, sepse i hapi rrugën Ngjalljes dhe jetës së përjetshme.  Besimtarët ortodoks në Shqipëri kanë lyer dhe përgatitur vezët e Pashkës personalisht në shtëpitë e tyre. Për Pashkët besimtarët përgatitin embësira dhe konsumojnë në drekën që shtrojnë verë të kuqe dhe mish qingji. Dreka do të shtrohet ditbn e nesërme, të dielën më 19 prill.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet katedrales “ngjallja e krishtit” kremtimi i pashkëve ortodokse katedrales “ngjallja e krishtit” kremtimi i pashkëve ortodokse

Sondazh

Poll