Aktualitet

Miratohet vendimi i qeverisë, ja kush do përfitojë pagën e luftës 400 mijë Lekë

17 Prill 2020, 21:14 Nga DOSJA
Miratohet vendimi i qeverisë, ja kush do përfitojë pagën e

TIRANË- Qeveria ka mariatuar sot vendimin, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare për ndihmën që do marrin të gjitha bizneset dhe individët në bazë të planit të dytë ekonomikë. Sipas vendimi bëhet me dije se ndihmën financiare prej 400 mijë lekësh të vjetra, do ta marrin të gjithë për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 lekë, të cilët kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Po ashtu do të përfitojnë  pagë lufte dhe të gjithë personat të cilët kanë humbur vendin e punës gjatë periudhës së pandemisë nga data e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave deri në datën 10 prill 2020.

Përfitues gjithashtu janë punonjësit e subjekteve, persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktura akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesa deri në datën e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

PJESË NGA VENDIMI

Ndihma financiare llogaritet dhe jepet për të punësuarit që figurojnë në listëpagesat e përditësuara sipas formularit ESig-027, deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të punësuarit, ndërsa punonjësi që është në më tepër se një listëpagesë përfiton si ndihmë financiare vetëm një pagesë.

Subjektet aplikuese duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit e-filinig, kërkesën me të dhënat e përfituesve, ku përfshihen: a) të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS; b) të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë: i. emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e-mail-it; ii. numrin personal të identifikimit të përfituesit; iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; IBAN-in e llogarisë bankare.

VENDIMIN E PLOTË E LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 paga e luftes paketa e dyte ekonomike masat kunder covid 19 paga e luftes paketa e dyte ekonomike

Sondazh

Poll