Sport

Dikur bënte histori në NBA, sot rrëfen të pathënat: Kam fjetur me 2 mijë femra, zoti mori Bryant dhe jo mua!

17 Prill 2020, 13:53 Nga DOSJA
Dikur bënte histori në NBA, sot rrëfen të pathënat: Kam

SHBA– Lamar Odom është një ish-basketbollist që në vitet 2000 arriti majat duke fituar dy unaza rradhazi në NBA, por si çdo fillim i lumtur ka edhe një fund të trishtuar. Odom krijoi varësi nga droga aq sa ka rrezikuar disa herë vdekjen nga mbidoza. Ai debutoi në NBA në Los Angeles Clippers. Më pas, pas një qëndrimi të shkurtër te Miami Heat, kaloi te Los Angeles Lakers, ku arriti famën botërore dhe fitoi dy unaza radhazi përkrah Kobe Bryant dhe Pau Gasol.

“Droga ndoshta ndikoi që ta përfundoja më shpejt karrierën time, sepse më vrau dëshirën për t’u trajnuar, për të mbajtur formën. Unë jam një njeriu që ka krijuar varësi, kam shkuar me më shumë se 2 000 femra. Kam bërë seks me gjashtë femra, mesatarisht, në javë dhe gjithmonë pa mbrojtje, kështu që më është dashur të paguaj për shumë aborte gjatë gjithë jetës sime. Do të doja ta kisha mbajtur penisin brenda pantallonave të mia. Me kalimin e viteve, kur isha 30 vjeç, karriera ime po prishej dhe gjërat dolën jashtë kontrollit”.

Mbidoza e çoi pranë vdekjes

Në vitin 2015 ai u gjet pa ndjenja në bordellon Love Ranch, në Nevada, për shkak të mbidozës, pasi kishte konsumuar stimulues seksualë dhe kokainë për tri ditë me radhë, duke shpenzuar 75 000 dollarë. Ndërsa ishte në gjendje kome, ai pësoi 6 sulme në zemër. Ai u kthye me Khloé Kardashian në përpjekje për të rehabilituar veten dhe në vitin 2016 ata nënshkruan divorcin. “Kam flirtuar me vdekjen, nuk do të pi më drogë. Do të doja që Zoti të më kishte marrë kur isha në koma, sesa të humbisja Kobe Bryant.”

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kobe bryant lamar odom kobe bryant lamar odom

Sondazh

Poll