Bota

Guvernatori zgjat bllokimin e New York-ut deri më 15 maj: Nuk e dimë sa njerëz janë të infektuar me COVID-19

17 Prill 2020, 10:49 Nga DOSJA
Guvernatori zgjat bllokimin e New York-ut deri më 15 maj: Nuk e dimë

SHBA– Amerika është vendi më i goditur në botë nga koronavirusi, më së shumti New York-u, pasi aty është rregjistruar numri më i lartë i viktimave dhe të të infektuarëve. Ditën e sotme Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, gjatë një konference së përditshme ka deklaruar se nuk dëshiron “të projektojë” përtej asaj periudhe, duke shtuar se një muaj nuk është shumë dhe  s’është koha e  duhur.

“Njerëzit kanë nevojë për siguri dhe qartësi në mënyrë që ata të mund të planifikojnë. Unë kam nevojë për një plan të koordinuar të veprimit me shtetet e tjera, kështu që një muaj ne do të vazhdojmë politikat e mbylljes.”- tha Cuomo.

Por kujtojmë që kjo deklaratë e guvernatorit vjen pas thirrjes së Presidentit amerikan Donald Trump i cili tha se ka ushëzuar guvernatorët për rihapjen e vendit brenda muajve të ardhshëm. Ndërsa guvernatori Cuomo shprehet se vendi duhet të qëndrojë në izolim të paktën deri më datë 15 maj.

Pas kësaj date tha Cuomo, me guvernatorët e tjerë rajonalë do të përdorin të dhënat e disponueshme shëndetësore për të përcaktuar nëse politikat do të vazhdojnë më tej me mbylljen e plotë të bizneseve jo-themelore apo nëse mund të fillojë rihapja e tyre sipas fazave. Megjithsëse bllokimi i vendit ishte caktuar të përfundojë në fund të prillit. Neë York-u ka rregjistruar një numër më të ulët të të infektuarëve me Covid-19  që e kanë të nevojshme shtrimin në spital.

“Kjo do të thotë se ne mund të kontrollojmë virusin, ne mund të kontrollojmë përhapjen. Dhe ne nuk e dinim me siguri se mund ta bënim atë.”- u shpreh Cuomo, por ai ka shtuar se ende nuk dihet saktë  sesa të infektuar janë në vend.

Nga e marta kur u shënua bilanci më i lartë ditor i të sëmurëve, guvernatori urdhëroi qytetarët që të fillojnë të mbajnë maska sa herë që dalin jashtë shtëpisë së tyre edhe atëherë kur nuk kanë mundësi t’i përmbahen protokolleve të distancës sociale.

Deri më tani New York vazhdon të jetë shteti amerikan më i prekur nga shpërthimi i koronavirusit, me gjithsej 214.832 infeksione të konfirmuara dhe 14.636 vdekje.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrew cuomo koronavirusi ne shba new york-u andrew cuomo koronavirusi ne shba new york-u

Sondazh

Poll