Bota

Shifrat që ngrenë dyshime mbi Kinën/ Wuhani korigjon numrin e viktimave, shtohen edhe 1,290 të vdekur: Ishin llogaritur gabi

17 Prill 2020, 09:45 Nga DOSJA
Shifrat që ngrenë dyshime mbi Kinën/ Wuhani korigjon numrin e

KINË– Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian ditën e sotme ka thënë se kurrë nuk ka pasur një mbulim të shpërthimit të koronavirusit në Kinë dhe qeveria nuk lejon diçka të  tillë, por korigjimi i bilancit u bë sepse ishte ishte llogaritur gabim.

Qyteti i Wuhan, epiqendra e shpërthimit të Covid-19, çuditërisht ka rishikuar numrin e të infektuarëve dhe viktimave, duke i rritur ato me 325 më shumë të infektuar dhe duke shtuar gjithashtu  edhe 1.290 vdekje të tjera duke e çuar numrin total të viktimave në 4,636.

Por Lijian tha se ky korigjim është bërë për të raportuar disa vonesa dhe raportime të gabuara. Numri i viktimave shtesë janë raste që u raportuan “gabimisht” ose u humbën plotësisht, deklarojnë autoritetet.

Ky ndryshim në bilancin e luftës kundër Covid-19 nga ana e autoriteteve shëndetësore në Kinë u deklarua se është bërë në përputhje me ligje dhe rregullore, dhe me parimin e të qenurit përgjegjës për historinë, njerëzit dhe të viktimat.

Por në fakt ndryshimi në të dhënat zyrtare ka ngritur akoma më shumë dyshime mbi mos transparencën e Qeverisë kineze. Sepse që në Janar u dyshua që Kina nuk po raporton shkallën reale të vdekjeve në vend nga virusi. Mes tyre ka qenë edhe Presidenti amerikan Donald Trump, duke e akuzuar Kinën për mungesë transparence në të dhënat e kësaj “lufte”.

Tashmë në total Kina ka regjistruar në total 83,758 të infktuar dhe 4,636 vdekje nga koronavirusi.

Burimi: Jpost

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll