Bota

Shkon në 12 numri i viktimave nga Covid-19, 26 raste të reja brenda 24 orëve, në total 449 të sëmurë në Kosovë

17 Prill 2020, 10:28 Nga DOSJA
Shkon në 12 numri i viktimave nga Covid-19, 26 raste të reja brenda 24

KOSOVË– Kosova është një ndër vendet e prekura nga koronavirusi, por ditët e fundit gjendja ka vijuar të përkeqësohet shumë, pasi ka pasur një rritje të numrit të të infktuarëve dhe të viktimave.

Në 24 orët e fundit autoritetet e shëndetësisë në Kosovë kanë rezultuar me koronavirus edhe 26 persona të tjerë duke e çuar në 449 numrin total të të infektuarëve me Covid-19. Ndërsa mësohet se edhe një tjetër pacient me koronavirus nuk ka mundur t’i bëjë ballë kësaj beteje duke e çuar në 11 numrin e përgjithshëm të viktimave në Kosovë.

Por autoritetet në vend theksojnë se të 12 viktimat me Covid-19  kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërsa Qeveria vijon me masat e forta për shmangien e këtij virusi vdekjeprurës që ka  vrarë më shumë se 147 mijë njerëz në mbarë botën. Vendi është i i zoluar, shkollat dhe universitetet janë të mbyllura dhe njerëzit nuk lejohen të shkojnë më në punë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll