Aktualitet

U kap sot në Maqellarë, kush është Ervis Murra, tmerri i sipërmarrësve në Napoli që bëri kërdinë me grabitje, e dashu

17 Prill 2020, 07:58 Nga DOSJA
U kap sot në Maqellarë, kush është Ervis Murra, tmerri i

TIRANË– Ervis Murra ose Ervis Manna, i rrezikshmi që u vu sot në pranga është një emër mjaft i injohur për autoritetet italiane. 31-vjeçari, me banim në Shupenzë, është anëtar kriminale e specializuar në grabitje me armë në dëm të sipërmarrësve agrarë të zonës së Napolit, aty ku ka jetuar për shumë vite. Ky grup kriminal vepronte në mënyrë mjaft të organizuar e përbëhej nga individë shqiptarë e italianë dhe konsistonin në grabitjen e automjeteve bujqësore e kërcënim me qëllim zhvatje parash ndaj pronarëve të sipërmarrjeve për të evituar humbjen e përhershme të të mirave materiale.

Gjithçka u shkonte ‘vaj’ anëtarëve të bandës, deri në vitin 2013, kur autoritetet italianë nisën hetimin për këtë grup që kishte vënë në alarm sipërmarrësit agrarë të Napolit, në komunën e Mondragones. Në vitin 2014, Murra u vu në pranga për herë të parë, bashkë me pesë persona të tjerë, mes tyre edhe një tjetër shqiptar, Rustem Lleshi, 36 vjeç.

Lleshi u la në burg në Santa Maria Capua Vetere, ndërsa murra në arrest shtëpie me byzylyk elektronik për t’u mbikqyrur. Ndërsa 5 anëtarët e tjerë të kësaj bande u hetuan në gjëndje të lirë. U deshën pak muaj që Ervisi, të hiqte byzylkykun dhe të arratisej për t’u strehuar në shtëpinë e të dashurës së tij, Mena Manna e cila banonte në San Marcelino. Kërkimet për Murrën, rrezultuan të frytshme dhe ai u kap në banesën e të dashurës së tij, e cila i ka mundësuar edhe mbiemrin e dytë, Manna.

Murra u arrestua dhe brenda në banesën e çiftit u gjetën celularë, orë dore të markave të shrenjta dhe arturina, që ishin vjedhur nga vetë shqiptari. Pas arrestimit, Ervis Murra u dërgua në Burgun e Santa Maria Capua Vetere-s.

Pas dy vitesh, i riu nisi sërish aventurat e grabitjes. Në vitin 2016, policia italiane e provincës së Napolit  arrestoi në komunën e Mondragones, 2 shqiptarët Rustem Lleshi dhe Ervis Murra. Dy shqiptarët akuzoheshin për më shumë se 15 grabitje me dhunë.

Mirëpo, pavarësisht lënies në burg të Murrës, shqiptari arriti sërish të kapërcente hekurat e burgut për t’u strehuar në Shqëipëri. Ditën e sotme, 31-vjeçari u arrestua në Maqellarë.

Sipas njoftimit zyrtar, Murra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Apelit në Perugia për vjedhje me armë u arrestua në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga shërbimet operacionale të DVP Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ervis murra ervis manna ervis murra mena manna arrestohet ervis murra ervis manna ervis murra mena manna

Sondazh

Poll