Aktualitet

“Jetojmë në kohë të vështira, por do e kalojmë”, mjeku Tritan Kalo uron besimtarët ortodoksë për Pashkët (MESAZHI)

17 Prill 2020, 07:47 Nga DOSJA
“Jetojmë në kohë të vështira, por do e

Tiranë- Mjeku i njohur, Tritan Kalo e ka nisur ditën me një mesazh për gjithë shqiptarët, ku thekson se jetojmë në kohë të vështira, por do e fitojmë luftën me COVID-19. Në një postim në Facebook, Kalo uron besimtarët ortodoksë për Pashkët dhe shprehet se së bashku do të kalojmë çdo vështirësi.

Reagimi:

PASHKË të LUMNUEME të gjithë ju BASHKËKOMBAS, të besimit orthodoks e jo vetëm, sepse KURDOHERË ne SHQIPTARËT “Pashkë e Bajramë i festojmë bashkë”….Jetojmë vërtet kohë të vështira, POR zemra jonë e bardhë, BESIMI në veten tone dhe në Zot, besimi dhe përpjekjet në ardhmërinë e Nënë Lokes Shqipëri KURRË nuk duhet të na shuhen…SË bashku NE ja kemi dalë kurdoherë të kalojmë çdo vështirësi, me të cilat historia na ka përballur…JU DUAM shumë ndaj dhe ne MANTELBARDHËT, po JETOJMË e po PUNOJMË me plot PËRKUSHTIM, që JU t’i jetoni e gëzoni jetët tuaja….ZOTI e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo që ata frymojnë!…GËZUAR!

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë prekur nga virusi 518 persona dhe janë shënuar 26 viktima. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitrliu deklaroi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 24 raste të reja, pas testimit të 269 personave të dyshuar. Mes 24 të infektuarve të rinj, 6 janë personel mjekësor.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tritan kalo viktimat e covid ne shqiperi tritan kalo viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll