Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet Ervis Murra në Dibër, grabitësi që bënte ‘namin’ në fermat italiane

17 Prill 2020, 07:01 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet Ervis Murra

DIBËR– Ervis Murra, 31-vjeçari që njihet edhe me emrin e dytë, Ervis Manna, është vënë në prangat e policisë, ditën e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, Murra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me armë u arrestua në Maqellarë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga shërbimet operacionale të DVP Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane.

Murra, banues në Shupenzë, rezulton i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Apelit në Perugia/ Itali, më datë 29.09.2017, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

31-vjeçari është një emër mjaft i njohur për policinë e shtetit fqinj. Bashkë me Rustem Lleshin, 36 vjeç, i riu me banim në Shupenzë ka kryer të paktën të paktën 15 grabitje e kërcënime. 

Njoftimi i policisë Dibër/ Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Maqellara”. Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vjedhje me armë”. Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane. Strukturat e DVP Dibër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Në këtë kuadër, shërbimet operacionale të DVP Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Maqellara”, duke bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së një personi në kërkim.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në Njësinë Administrative Maqellarë, i shtetasit Ervis Murra alias Ervis Manna, 31 vjeç, banues në Shupenzë, Dibër. Kapja dhe arrestimi i tij i përkohshëm u bë pasi shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Perugia/ Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ervis murra ervis manna ervis murra arrestohet ervis murra ervis manna ervis murra

Sondazh

Poll