Aktualitet

Bashkia e Krujës mbyll tregun e fruta-perimeve, qytetarët nuk respektonin masat për COVID-19

17 Prill 2020, 06:12 Nga DOSJA
Bashkia e Krujës mbyll tregun e fruta-perimeve, qytetarët nuk

Krujë- Mëngjesin e sotëm Bashkia e Krujës ka mbyllur tregun e fruta-perimeve në këtë qytet, për shkak se mungesës së kushteve higjienike dhe mosrespektimit të distancës.

Në orët e para të mëngjesit, ka pasur një dyndje tepër të madhe të qytetareve në këtë treg, pasi gjatë fundjavës vendi do të futet në karantinë dhe çdo aktivitet do të jetë mbyllur. Qytetarët nuk kanë respektuar asnjë nga masat e marra për COVID-19 dhe kjo situatë ka detyruar bashkinë që të mbyllë tregun.

Aktualisht në Krujë rezultojnë të infektuar me COVID-19 7 persona. Ndërkohë, në të gjithë vendin janë prekur nga virusi 518 persona dhe janë shënuar 26 viktima. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitrliu deklaroi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 24 raste të reja, pas testimit të 269 personave të dyshuar. Mes 24 të infektuarve të rinj, 6 janë personel mjekësor.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Prill 2020, 18:51

FRANCË- Shumë pacientë që e kanë fituar betejën e tyre me koronavirus janë duke menduar të dhurojnë plazmën për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të tj...