Bota

Mbi 2 milionë njerëz të infektuar në botë, COVID-19 po bën ‘kërdinë’ në SHBA, vatra të reja virusi në Kinë

16 Prill 2020, 06:00 Nga DOSJA
Mbi 2 milionë njerëz të infektuar në botë, COVID-19 po

COVID-19 është ende një kërcënim për botën. Deri më tani në të gjithë globin rezultojnë të infektuar mbi 2 milionë persona dhe kanë humbur jetën 141,956 të tjerë. Ndërsa, 535,455 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19.

Kina, e cila është e vendi ku u përhap për herë të parë COVID-19 është ende në luftë me këtë virus. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 46 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 3,342. SHBA është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Në këtë shtet deri më tani kanë humbur jetën 33.405 persona dhe 653,397 të tjerë janë të infektuar.

Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 22,170  qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 19.130 viktima. Vendi i katërt në botë për numrin e viktimave është Franca. Në këtë shtet janë shënuar 17,167 viktima.  Situata paraqitet më mirë në Gjermani, pasi atje kanë humbur jetën 3,867 qytetarë.

Po kështu, COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 518 persona dhe 26 pacientë kanë humbur jetën.

Burimi: worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll