Bota

U infektua me koronavirus/ Flet aktorja e famshme Rita Wilson: U kurova me ilaçin e malarjes, por kujdes! Jep efekte anësore

15 Prill 2020, 20:27 Nga DOSJA
U infektua me koronavirus/ Flet aktorja e famshme Rita Wilson: U kurova me

AMERIKË– Rita Wilson, aktorja amerikane dhe gruaja e fituesit të çmimit Oscar-it, Tom Hanks, ka ndarë me ndjekësit e saj si e kaloi përvojën e infektimit me koronavirus.

63-vjeçare është shprehur se në kurën e saj të mjekimit futet dhe ilaçi me klorikinë, një medikament që përdoret kundër malieries por që në disa vende ka dhënë rezultate pozitive edhe ndaj Covid-19.

Ajo tregoi se pas konsumimit të klorikinës kishte pasur marrje mendsh dhe dobësi të muskujve.

“Të gjithë duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj këtij ilaçi, sepse ende nuk mund të themi me siguri se sa efektiv është në luftimin e koronavirusit,” tha aktorja.

Wilson dhe Hanks ishin ndër yjet e parë të Hollivudit që njoftuan se ishin me koronavirus. Dhe, pasi kaluan një muaj e gjysmë në Australi, ku dhe u infektuan, çifti së fundmi u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe menjëherë pas kësaj vendosi të dhurojë gjakun e tyre për kërkime të mëtejshme, duke shpresuar se antitrupat e tyre do të përdoren për zhvillimin e vaksinës.

Burimi; Theguardian

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba rita wilson tom hanks koronavirusi ne shba rita wilson tom hanks

Sondazh

Poll