Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve në Kukës, preken nga COVID-19 edhe 3 infermierë

16 Prill 2020, 06:47 Nga DOSJA
Rritet numri i të infektuarve në Kukës, preken nga COVID-19 edhe

Kukës- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kukës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 3 infermierë të Urgjenës së Kukësit kanë rezultuar të infektuar. Përgjigjet e analizave dolën mbrëmë në darkë, ndërsa 30 të tjerë rezultuan negativë. Tashmë në  urgjencën e spitalit rajonal po shërbejnë infermierët e pavioneve, pasi të gjithë ata që shërbenin janë karantinuar. Numri total i të infektuarve në Kukës ka shkuar në 9.

 

Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në vendin tonë rezultojnë të infektuar 494 persona, janë shënuar 25 viktima dhe 251 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 252 personave të dyshuar. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll