Aktualitet

U infektua nga koronavirusi, Brataj tregon efektin që i bëri COVID-19 në trup: Skaneri i parë nuk doli mirë, kolegët nuk m

15 Prill 2020, 20:25 Nga DOSJA
U infektua nga koronavirusi, Brataj tregon efektin që i bëri COVID-19

TIRANË– Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj ka treguar efektin që ka pasur në trupin e tij koronavirusi gjatë kohës kur ishte i infektuar. I ftuar në emisionin “Opinion”, Brataj tha se fillimisht koronavirusi i kishte prekur mushkëritë.

Më pas, Brataj tha se në skanerin e fundit kishin mbetur shumë pak shenja nga pandemia, gjë që sipas tij ishte normale.

“Nga data 21 mars deri sot. Problemi me koronavirusin është që kur kalon ditët e para. Ndjeja lodhjen dhe problemet. 4-5 ditët e para kisha temperaturë, diarre. E dija çfarë më priste. Bëra një skaner ditën e 5-të. Por ma bënë me hile dhe nuk ma treguan. Në skanerin e parë kisha probleme pulmonare. Tek i fundit ishin reduktuar fare,”-tha mjeku.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj tirane koronavirusi ne shqiperi skender brataj tirane

Sondazh

Poll