Aktualitet

Shkodra ‘vatra e nxehtë’, Manastirliu: S’ju bindën urdhrave duke shkuar në varrime

15 Prill 2020, 19:53 Nga DOSJA
Shkodra ‘vatra e nxehtë’, Manastirliu: S’ju bindën

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar sot rastin e Shkodrës, ku duket se situata me COVID-19 është jashtë kontrollit. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Manastirliu u shpreh se qytetarët nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria.

Në Shkodër duhet shikuar si një rast suksese sepse ne kemi tesuar edhe vijën e 2 dhe të 3. Në Shkodër janë testuar 380 raste dhe 71 raste kanë dalë pozitiv. Por theksoj se 60% e rasteve pozitive janë asimptomatik.

Ne kemi testuar edhe vijën e 2 ose të 3 të kontakteve dhe do të vazhdojmë me testimet. Në Shkodër pati një shpërthim të përhapjes sepse nuk u respektuan masat parandaluese që ka vendosur qeveria. Ato kanë shkuar në varrime duke përhapur virusin”, u shpreh ministrja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkoder masat kunder covid 19 ogerta manastirliu koronavirusi ne shkoder masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll