Aktualitet

COVID-19/ 518 të infektuar dhe 26 viktima, humb jetën 64-vjeçarja nga Tirana, 12 raste të reja në Shkodër

16 Prill 2020, 05:45 Nga DOSJA

Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në vendin tonë rezultojnë të infektuar 518 persona, janë shënuar 26 viktima dhe 277 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitrliu ka deklaruar në seancën e sotme plenare se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 24 raste të reja, pas testimit të 269 personave të dyshuar. Mes 24 të infektuarve të rinj, 6 janë personel mjekësor.

Ndërsa, në një dalje për mediet, Silva Bino, Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik bëri me dije se mëngjësin e sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare, e cila ndodhej në intubim.  64-vjeçarja kishte edhe disa sëmundje bashkëshoqëruese. Sipas saj, harta e të prekurve është zgjeruar me 12 raste të reja në Shkodër, 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë dhe një rast në Mallakastër. Ndërkohë, në shërbimin Infektiv aktualisht janë 34 pacientë të shtruar, 5 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, 5 prej tyre në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar.

Një ditë më parë, Drejtori i Urgjencës Kombëtar, Skënder Brataj deklaroi se pasojat e COVID-19 janë “fryrë”, pasi ky virus nuk shkakton vdekjen e çdo personi që infektohet. Disa persona, sipas tij, e kalojnë si një grip normal.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll