Aktualitet

COVID-19/ Sot Kuvendi do të miratojë ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit, nga nesër pasdite deri të hënën Shqipëri

16 Prill 2020, 06:24 Nga DOSJA
COVID-19/ Sot Kuvendi do të miratojë ndryshimet në Kodin Penal

Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Ndërkohë, qytetarët vijojnë të jenë të izoluar nëpër banesat e tyre dhe mund të bëjnë pazar nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 të pasdites, për 90 minuta në ditë. Farmacitë, dyqanet ushqimore dhe bankat janë të hapura deri në 17:30 të pasdites. Çdo qytetar që del nga banesa për të bërë pazar duhet të ketë marrë një autorizim. Sa i përket personave, që në këtë kohë pandemie duhet të shkojnë në punë me makinë, Policia e Shtetit ka sqaruar se  zgjatja e fashës së orareve nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve. Sipas Policisë, lejohet nisja për në punë nga ora 05:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit dhe kthimi nga puna është në fashën e dytë, nga ora 16:00 deri 17:30 të pasdites.

Ndërkohë nga ora 17:30 e ditës së nesërme deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit do të jetë mbyllur çdo gjë dhe askush nuk lejohet që të dalë nga banesa. Shqipëria gjatë fundjavës do të jetë në karantinë.

Po kështu, pritet që në seancën e sotme plenare, të miratohen ndryshime në Kodin Penal për shkelësit e karantinës. Ndryshimet: Gjobë ose burgim deri në 1 vit, për moszbatimin e urdhrave të autoriteteve. Dënim 2 deri në 3 vite për ata të thyejnë karantinën. Përhapja e sëmundjeve infektive do të dënohet nga 2 deri në 5 vite heqje lirie. Por, nëse infektimi ka pasoja të rënda tek të tjerët do ketë dënim nga 3 deri në 10 vite. Maxhoranca nuk është tërhequr nga maksimumi i dënimit, pasi kush shkakton vdekjen e tjetër duke përhapur virusin, do dënohet nga 5 deri në 15 vite burgim.

Sakaq, kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se çdo emigrant që është rezident në Shqipëri, do të lejohet të futet në atdhe, por do të qëndrojnë për 14 ditë në karatinim në hotel.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 shqiperia ne karantine plani i masave per covid-19 shqiperia ne karantine

Sondazh

Poll