Aktualitet

Lleshaj flet për infektimin e policëve: Me COVID-19 janë 16 efektivë, 54 janë në karantinë

15 Prill 2020, 20:34 Nga DOSJA
Lleshaj flet për infektimin e policëve: Me COVID-19 janë 16

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për masat e marra nga qeveria dhe për infektimin në radhët e Policisë së Shtetit. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channnel, Lleshaj tha se janë 16 policë të infektuar dhe gjithësej janë 54 të karantinuar.

Tani kem 8 punonjës policie të cilët janë aktiv me virusin. Janë gjithsej 16 punonjës policie të infektuar dhe kemi 52 policë të karantinuar”, u shpreh ministri.

Më tej Lleshaj u shpreh se masat do të forcohen ndërkohë që hapja graduale do të fillojë, por do të shtohen sanksionet për shkelësit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 policet e infektuar sander lleshaj masat kunder covid 19 policet e infektuar sander lleshaj

Sondazh

Poll