Aktualitet

Zbuloi rastin e parë me COVID-19 në Shqipëri, epidemiologu Muja tregon momentin kur njoftoi pacientit: Më rënqethet akoma t

15 Prill 2020, 19:47 Nga DOSJA
Zbuloi rastin e parë me COVID-19 në Shqipëri, epidemiologu Muja

TIRANË- Epidemiologu Rexhep Muja ka zbuluar rastin e parë me COVID-19, që njihet si rasti “0”. Sot Muja në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, ka treguar se si është ndjerë kur ka zbuluar rastin e parë, duke thënë se dhe sot i rënqethet mishi. Emidemiologu tha se ai i kishte thënë lajmin e infektivit pacientit “0” dhe familja e tij e kishte përjetuar keq, pasi ishte rasti i parë dhe nuk kishte shumë informacione.

Ishit vetë për ta marrë tamponin?

Personalisht vetë.

Si u ndjet kur rezultoi pozitiv si u ndjetë?

Kisha javën e shërbimit dhe gjatë gjithë javës ishim të ngarkuar. Nuk njihja as orët e gjumit. Kërkesat ishin të shumta, ishte javën e ngarkuar dhe nga mjeket e familjes. Ka qenë ditë e diel, shkova në vatër me masat mbrojtëse. Pash diçka të çuditshme, i sëmuri ishte i rënduar. Ishte i çuditshëm, i zverdhur. Mora dhe tamponët e familjarëve dhe të nesërmen dhe u zgjarua shumë rrethi i personave që ata kishin kontakte. Ishte shumë shqetësuese dhe e lodhshme. Nisëm një punë intensive ditën tjetër, ku u ngirtën grupet e punës.

Si u ndjeve, çfarë emocioni kishe?

Nuk do ta them, do të them vetëm kaq, akoma më rënqethet mishi.

Kush ja dha lajmin pacitentit?

Unë ja thasë.

Nuk ishte e thjeshtë..

Ishte një panik në familjen e tyre, po u gjendëm pranë tyre. Këmi qenë disa herë në familje, u qëndruam afër nga ana sociale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 rasti i pare me covid ne shqiperi rexhep muja masat kunder covid 19 rasti i pare me covid ne shqiperi rexhep muja

Sondazh

Poll