Bota

Bashkimi Europian publikon rekomandimet për vendet anëtare, që kërkojnë lehtësimin e masave për Covid-19

15 Prill 2020, 14:49 Nga DOSJA
Bashkimi Europian publikon rekomandimet për vendet anëtare, që

BRUKSEL– Kur koronavirusi ka vrarë mbi 100 mijë njerëz në mbarë botën Bashkimi Evropian ka bërë publike rekomandimet për vendet anëtare, që kërkojnë të lehtësojnë masat masat e izolimit nga koronavirusi.

Ditën e sotme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se parakushtet kryesore për të gjitha shtetet anëtare të BE-së konsistojnë në rënien e dukshme të numrit të të infektuarve, kapacitete të mjaftueshme në sistemet e tyre shëndetësore dhe monitorim adekuat.

“Në përgjithësi, ne rekomandojmë qasje graduale dhe çdo veprim duhet të monitorohet vazhdimisht.”-ka deklaruar Von der Leyen.

Ndër të tjera Presidentja e KE-së thekson se qëllim i rekomandimeve është të sigurohet një dalje e koordinuar nga masat e kontrollit. Kujtojmë që këtë javë disa vende të Bashkimit Evropian kanë nisur t’i lehtësojnë masat e izolimit kundër përhapjes së COVID-19.

Mes tyre edhe Italia, vendi më i goditur nga virusi në Evropë, me më shumë se 21,000 viktima ka nisur të lehtësojë masat duke lejuar disa firma të rifillojnë punën.

Ndërkohë nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar gjashtë kushte për vendet që konsiderojnë relaksimin e izolimit:

Transmetimi duhet të kontrollohet;

Sistemet shëndetësore kanë kapacitet për të zbuluar, testuar, izoluar dhe trajtuar çdo rast dhe gjurmuar çdo kontakt;

Rreziqet e shpërthimit në ambiente të veçanta, si objektet shëndetësore dhe shtëpitë e pleqve, minimizohen;

Masat parandaluese ndërmerren në vende të punës, shkolla dhe vende të tjera ku njerëzit domosdoshmërisht shkojnë;

Rastet e importuara menaxhohen;

Komunitetet janë plotësisht të informuara, të angazhuara dhe të afta për t’u përshtatur me “normën e re”.

Kujtojmë që pak ditë më parëPresidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pas një takimi me drejtuesit në kompaninë gjermane “CureVac”, një nga shumë organizata që punojnë për vaksinën, u shpreh se një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë gati “para vjeshtës”. Ndërsa BE-ja tanimë ka premtuar më shumë para për hulumtimin e vaksinave, si dhe një shpejtësi në lehtësimin e masave.

Në rang global mbi 2 milionë njerëz rezultojnë të infektuar me COVID-19 në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 126,758 persona. Vendet më të prekura janë SHBA, Kina, Italia, Franca dhe Spanja

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe ursula von der leyen koronavirusi ne europe ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2020, 13:20

KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot vëllain e tij Enver Haradinajn, 15 vite pas vrasjes së tij....