Bota

E pabesueshme! Bota e ‘gjunjëzuar’ nga koronavirusi, Koreja e Jugut i vetmi vend që mban zgjedhjet në kohë pandemie, vot

15 Prill 2020, 14:46 Nga DOSJA
E pabesueshme! Bota e ‘gjunjëzuar’ nga koronavirusi, Koreja e

KORE E JUGUT– Koreja e Jugut ka zhvilluar ditën e sotme votime për të zgjedhur anëtarët e parlamentit, duke shënuar vendin e parë në botë që zhvillon zgjedhje në mes të pandemisë së koronavirusit. 

Rreth 14,000 vendvotime u hapën në orën 6 të mëngjesit. Të gjitha vendet u dizefektuan, ndërsa votuesve u është kërkuar të mbajnë maskë, të vendosnin doreza dhe të marrin me vete dezinfektuesin e duarve për ta përdorur para momentit kur të hedhin votën në kuti.

 

Ndërkohë të gjithë votuesve u është matur temperatura para se të hynin në sallë dhe të mbanin distancën prej 1 metër nga njëri-tjetri. Gjithësej kanë votuar 44 mijë persona ku mes tyre ishin rreth 2,800 pacientë me koronavirus, për të cilët KNZ lejoi votimin me postë dhe ngritjen e vendvotimeve speciale.

Po ashtu mësohet se më shumë se 13,000 njerëz që janë vetë-karantinuar janë regjistruar se do të votojnë por vetëm pasi të largohen të gjithë zgjedhësit e tjerë. 

Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan të mërkurën 27 raste të reja, me koronavirus, duke e çuar  10591 numrin e të prekurve në total. Ndërkoë 225 persona kanë humbur jetën. 

Burimi:.aljazeera.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne kore rte jugut zgedhjet ne korene e jugut koronavirusi ne kore rte jugut zgedhjet ne korene e jugut

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2020, 13:20

KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot vëllain e tij Enver Haradinajn, 15 vite pas vrasjes së tij....