Bota

15 Prill 2020, 13:20 Nga DOSJA

KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot vëllain e tij Enver Haradinajn, 15 vite pas vrasjes së tij. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka publikuar një foto nga varri i të vëllait të tij, teksa shkruan se ende presin për drejtësi.

Duke kujtuar sot Betejën e Zhegocit, nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut, rënien e bijve më të mirë të saj, për lirinë e vendit tonë. Pranvera që u shënua me pushkët e tyre, lajmëroi fitoren e cila nuk vonoi. Sot, çdo përpjekje e jona në ndërtimin e vendit, frymëzohet nga heroizmi i luftëtarëve të lirisë. Lavdi! RH”- shkruan Haradinaj.

“Në luftë sfidove disa herë vdekjen në fushëbetejë, por ajo, padrejtësisht të rrëmbeu në agun e lirisë. Ne ende vazhdojmë luftën për t’ia dhënë lirisë dimensionin e drejtësisë. Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!”– shkruan ai krah një tjetër fotoje, ku shihet edhe i ndjerit brenda në arkivol.

Enver Haradinaj u vra me armë zjarri në vitin 2005 në afërsi të fshatit Raushiq, ndërkohë që edne nuk është zbuluar autori i krimit. Hetimet u mbyllë nshumë shpejt. Në kohën e ekzekutimit, vëllezërit e tij, Ramush e Daut Haradinaj, ishin duke u përballur me akuza që iu ngarkuan atë kohë të dyve. Ramushi, në Hagë për krime lufte e Dauti i burgosur për krime lufte.

Pesë vjet para se të vritej, Enver Haradinaj, kishte një akuzë të ngritur nga UNMIK që lidhet me armët, e cila ëshët ende në Gjykatën Themelore të Pejës. Familja Haradinaj ka humbur edhe bij të tjerë gjatë luftës, Shkëlzen dhe Luan Haradinaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni enver haradinaj ramush haradinaj enver haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll