Bota

Thaçi i kërkon emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë, i dërgon letrën e tretë Albin Kurtit

15 Prill 2020, 13:09 Nga DOSJA
Thaçi i kërkon emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë,

KOSOVË– Mes situatës së vështirë që është krijuar në Kosovë si shkak i koronavirusit nuk kanë munguar as problemet midis poltikanëve për  Qeverinë e vendit.

Ditën e sotme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një tjetër letër  kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, duke kërkuar që ky i fundit si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, të dërgojë emrin e ri për mandatarin për kryeministër.

Kujtojmë që kjo është edhe letra e tretë, që presidenti Thaçi i shkruan Vetëvendosjes që nga votimi në Kuvendin e Kosovës, muajin e kaluar, për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Në letër Thaçi i kërkon Kurtit që brenda një periudhe të arsyeshme kohore të propozojë kandidatin për kryeministër, për të formuar qeverinë e re.

Si President i Republikës së Kosovës do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë Qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetutes. Ju rikujtoj që mandati im kushtetues më obligon që të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe sigurimin e emërimit të kandidatit për kryeministër, për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Askush nuk ka të drejtë t’i privojë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në Kuvendin e Kosovës për të pasur kandidatin për kryeministër dhe për të ushtruar kompetencën e tij/saj për të zgjedhur qeverinë, siç përcaktohet në nenin 65 (8) të Kushtetutës.”- thuhet  në letër.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci albin kurti hashim thaci

Sondazh

Poll