Bota

Po provohet çdo mundësi për kurim, tek kjo s’na kishte shkuar mendja! Qelizat staminale si mundësi trajtimi për COVID-19,

15 Prill 2020, 14:28 Nga DOSJA
Po provohet çdo mundësi për kurim, tek kjo s’na kishte

Qelizat staminale janë qeliza të padiferencuara që gjenden në kordonin kërthizor të fëmije të porsalindur të cilat kanë aftësi të shndërrohen në lloje të ndryshmë qelizash. Kjo aftësi i bën këto qeliza mundësi trajtimi për shumë sëmundje.

Sipas Science and Technology Daily, një grup studiuesish kanë marrë në konsideratë përdorimin e qelizave staminale për trajtimin e personave të infektuar me koronavirus.

Katër pacientë me COVID-19 janë trajtuar me qeliza staminale pasi kanë qenë në gjendje të rëndë për jetën. Ata janë shëruar plotësisht dhe janë larguar nga spitali. Një 65-vjeçare kineze që u sëmur rëndë pasi u infektua me koronavirus pati një shërim befasues pasi iu nënshtrua një terapie me qeliza staminale mezenkimale (qelizat e indit të kordonit kërthizor).

Ndërkohë kompania australiane Mesoblast, e specializuar në trajtimet me qeliza staminale është në diskutime me qeveritë e vendeve më të rëndësishme në botë për të filluar terapinë anti-inflamatore me qeliza staminale në personat me Sindromën e Distresit Respirator Akut (ARDS) të shkaktuar nga COVID-19.

Pandemia COVID-19 është një kërcënim global me pothuajse 2 milion të infektuar deri më tani. Gjithashtu, FDA ka aprovuar provën e parë klinikë për trajtim të personave të infektuar me COVID-19 me qeliza staminale.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2020, 13:20

KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot vëllain e tij Enver Haradinajn, 15 vite pas vrasjes së tij....