Bota

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon për emërimin e Lajčák: Besojmë tek përpjekjet e tij për të adresuar çështj

15 Prill 2020, 13:30 Nga DOSJA
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon për emërimin e

KOSOVË– Vetëm pak kohë pasi Miroslav Lajčáki u emëra si përfaqësuesi i ri Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, ka ardhur një reagim nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Në reagim KASH përshëndet  angazhimin në rritje të BE-së për stabilizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për Çështje të Tjera të Rajonit të Ballkanit Perendimor.

Ndërkohë Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka uruar suksese përfaqësuesit të ri, Lajčákit, në misionin e tij të rëndësishëm dhe beson se ai do të promovojë politikat dhe interesat e BE-së në rajon, duke luajtur një rol aktiv në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron të ripërsërisë se statusi i Kosovës, si shtet i pavarur multietnik, brenda kufijve të tij të njohur ndërkombëtarisht, të përcaktuar në opinionin e Komitetit të Arbitrazhit të Badinterit, të konfirmuar në Paketën Ahtisaari dhe të miratuar nga GJND, nuk ka më nevojë për diskutime të mëtejshme, për arësye se ai i ka shërbyer në mënyrë thelbësore paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe më gjerë. KASH ushqen pritshmëri të larta se përvoja dhe mençuria e një diplomati veteran do të mbizotërojë mbi çdo qasje që mund të shkaktonte një rreth vicioz krizash dhe do të hapte Kutinë e Pandorës në Ballkanin Perendimor. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se politikat parimore të BE-së, ekspertiza e gjerë e Z. Lajčák dhe përpjekjet e tij për të adresuar çështjet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të lehtësojnë njohjen e ndërsjellë të të dy shteteve të pavarura fqinje–konkretisht Kosovës dhe Serbisë – duke njohur kësisoj dhe realitetet tashmë të mirë-përcaktuara në terren.”- thuhet në reagimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni marredheniet kosove-serbi miroslav lajčáki marredheniet kosove-serbi miroslav lajčáki

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2020, 13:20

KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot vëllain e tij Enver Haradinajn, 15 vite pas vrasjes së tij....