Vdiq në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Ministria: I moshuari ishte pa shenja të COVID-19
15 Prill 2020, 13:38Nga DOSJA
TIRANË- Një pacientë i prekur i sjellë në gjendje të rëndë nga Shkodra, ka ndërruar jetë sot në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për mediat ka bërë me dije se i moshuari nuk kishte shenja të COVID-19, dhe shkaku i vdekjes nuk është virusi. Sipas ministrisë, 82-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal.
NJOFTIMI I PLOTË
Pacienti që ka ndërruar jetë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” 82-vjeç nga Shkodra, ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal. I moshuari është sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19.
Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare. Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare”.
Shqipëria vijon luftën me COVID-19. Deri më tani janë infektuar 494 persona, 25 pacientë kanë humbur jetën dhe 251 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Një histori e trishtë është bërë sot pjesë e emisionit “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti në ‘News24’. Hija e vdekjes nga pandemia COVID-19 kësaj herë nd...
TIRANË- Biologu Et’hem Ruka ka bërë sot një parashikim se bredna dy javëse mund të zhduket pandemia e COVID-19 në Shqipëri. Në një reagim teska ka treguar ...
Tiranë- Deputeti, Adriatik Alimadhi dhe mjeku Roland Xhaxho kanë fituar betejën me COVID-19. Mësohet se Alimadhi dhe mjeku Xhaxho kanë rezultuar negativë në tes...
Tiranë- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se ditën e sotme është marrë vendimi që prokurori Gjon Fusha, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesi...
Tiranë- Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se betejën me COVID-19 e ka humbur një 90-vjeçar nga Fieri, që ndodhej i shtruar në spitalin infe...
TIRANË– Ajet Sela, Arjan Murati janë lënë në burg pasi kanë vjedhur lëkurë për tapiceri makinë në një kompani në Tiranë, ndërsa Vebi Shahu është liruar. Ng...