Aktualitet

“S’kam as bukë thatë”, i riu me epilepsi bën thirrje për ndihmë, jeton në një kasolle në Korçë, edhe nënën e h

15 Prill 2020, 11:22 Nga DOSJA
“S’kam as bukë thatë”, i riu me epilepsi bën

KORÇË– Një djalë i ri nga qyteti i Korçës bën apel për ndihmë pasi në këtë kohë pandemie nuk ka as bukë për të ngrënë.

Në një video, dërguar në redaksinë e Dosja.al, Marsel Hoxhallari kërkon që bashkëatdhetarët të vënë dorën në zemër për të, pasi është në një varfëri ekstreme, duke mos lënë pa përmendur edhe faktin që vuan nga epilepsia (sëmundja e tokës).

Ndër të tjera, i riu shton se edhe e ëma i ka vdekur nga e njëjta sëmundje dhe se jeton në lagjen nr.3, tek ish-vilat qeveritare, në një kasolle ku çfarë bie jashtë, futet brenda.

Përshëndetje, jam Marsel Hoxhallari, jam nga qyteti i Korçës. Jam i sëmurë me sëmudnje toke, jetoj në një kasolle ku çfarë bie jashtë futet brenda. S’kam as drita, kam nevojë për ushqime, për bukë. Ju lutem, kush ka mundësi të më ndihmojë se jam në gjendje ekstreme varfërie. Mami më ka vdekur nga sëmundja e tokës. Ju lutem, s’kam asgjë për të ngrënë. As bukë thatë. Kush ka mundësi të më kontaktojë, 0676973669,”– tha Hoxhallari.

Shqipëria ka më shumë se një muaj që është izoluar për shkak të koronavirusit. Qeveria ka përgatitur paketat ekonomke që u vjen në ndihmë qytetarëve të izoluar, por siç, duket, në derën e Marselit, s’ka trokitur kush.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce marsel hoxhallari korce marsel hoxhallari

Sondazh

Poll