Aktualitet

Të dy të shtuar tek Infektivi, burri humb betejën me COVID-19, ndërsa gruaja e fiton, e moshuara ende s’ka marrë lajmin e

15 Prill 2020, 11:04 Nga DOSJA
Të dy të shtuar tek Infektivi, burri humb betejën me COVID-19,

Tiranë- Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se betejën me COVID-19 e ka humbur një 90-vjeçar  nga Fieri, që ndodhej i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ndodhej prej 11 ditësh në intubim dhe vuante edhe nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Por, nga familja e 90-vjeçarit nga vjen një lajm i mirë, pasi gruaja e tij, e cila rezultoi 2 javë më parë me COVID-19, është shëruar plotësisht. Mësohet se gruaja ndodhet në spitalin Infektiv, por nuk ka marrë ende lajmin se burri i saj nuk jeton më. Ajo do të dalë sot nga spitali.

 

Ndërkohë në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 494. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja, pas testimit të 252 personave të dyshuar. Numri i viktimave ka shkuar në 25 dhe  betejën me COVID-19 e kanë fituar 251 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll