Biologu Ruka bën parashikimin: Pandemia e COVID-19 do shuhet pas 2 javësh, piku u arrit në 12 prill
15 Prill 2020, 13:28Nga DOSJA
TIRANË- Biologu Et’hem Ruka ka bërë sot një parashikim se bredna dy javëse mund të zhduket pandemia e COVID-19 në Shqipëri. Në një reagim teska ka treguar edhe disa grafikë, Ruka shkruan se pika kritike e pandemisë është arritur në 12 prill, ku numri të shëruarve dhe të prekurve ishte i njëjtë. “Ritmi i permiresimit luhatet nga 2%-3% per cdo dite. Kjo do te thote se teorikisht nese do te ecet me kete ritem, pandemia duhet te shuhet pas 2 javesh”, shkruan ai.
REAGIMI I PLOTË
SI KA EVOLUAR NUMRI I TE INFEKTUARVE DHE I TE SHERUARVE ME SARS COV-2, I SHPREHUR NE % NGA 9 MARS DERI ME 14 PRILL 2020. Sic shihet % e te semureve nga virus me kurore (kolonat ngjyre blu) ka ardhur gradualisht duke rene ndersa ajo e te sheruarve (kolonet me ngjyre te kuqe) gradualisht duke u rritur. Pika kritike u arrit me 12 prill kur perqindja e te semurve dhe ajo e te sheruarve u be 50% me 50%. Pas kesaj date % e te sheruarve fillon te behet me e madhe se ajo e te semureve.
Ritmi i permiresimit luhatet nga 2%-3% per cdo dite. Kjo do te thote se teorikisht nese do te ecet me kete ritem, pandemia duhet te shuhet pas 2 javesh. Ky eshte vetem nje parashikim teorik nisur nga ecuria e kurbave te pakten per javen e fundit. I gjithe ky model permbyset ne se nuk vazhdohet ky sistem karantinimi. JU FTOJ TE JEPNI MENDIMIN TUAJ DUKE KOMENTUAR SHKURT! Shenim: Te dhenat e mesiperme jane personale dhe jo zyrtare.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Deputeti, Adriatik Alimadhi dhe mjeku Roland Xhaxho kanë fituar betejën me COVID-19. Mësohet se Alimadhi dhe mjeku Xhaxho kanë rezultuar negativë në tes...
Tiranë- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se ditën e sotme është marrë vendimi që prokurori Gjon Fusha, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesi...
Tiranë- Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se betejën me COVID-19 e ka humbur një 90-vjeçar nga Fieri, që ndodhej i shtruar në spitalin infe...
TIRANË– Ajet Sela, Arjan Murati janë lënë në burg pasi kanë vjedhur lëkurë për tapiceri makinë në një kompani në Tiranë, ndërsa Vebi Shahu është liruar. Ng...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Ti...
Tiranë– Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë infektuar edhe 5 anëtarë të një familje në fshatin Petrel...