Aktualitet

Përplasen qytetarët në Fier, ndërhyn policia tek radha në bankë

15 Prill 2020, 12:45 Nga DOSJA
Përplasen qytetarët në Fier, ndërhyn policia tek radha

FIER– Disa shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetrin teksa po mbanin radhë në një bankë në Fier. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, për shkak të fluksit të latë, qytetarët janë ngatërruar me njëri-tjetrin dhe është dashur ndërhyrja e policisë.

Në sfond dëgjohen zhurma dhe zëra të lartë të qytetarëve, ndërkohë që një prej efektivëve dëgjihet që u kërkon të zbresin poshtë.

“Ulu more, zbrit aty,“- dëgjohet të thotë ai.

Shqipëria është prej më shumë se një muaji e izoluar për shkak të koronavirusit. Vetëm një person për çdo familje mund të dalë për të bërë pazaret dhe për të kryer nevojat e nevojshme, me leje të posaçme. Këto kushte kanë krijuar edhe radhë të shumta në markete e banka, dhe jo pak herë pa pasur konflikte mes qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier koronavirusi ne shqiperi perplasje ne fier plani i masave per covid-19 fier koronavirusi ne shqiperi perplasje ne fier plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll