Aktualitet

Koronavirusi mbërrin dhe në Kurbin, konfirmohen tre raste të reja, 24-vjeçari dërgohet tek “Shefqet Ndroqi” 

15 Prill 2020, 12:58 Nga DOSJA
Koronavirusi mbërrin dhe në Kurbin, konfirmohen tre raste të

LEZHË– Tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar, dy prej të cilëve janë në Laç. Mësohet se rasti i tretë është një 24-vjeçar me origjinë nga Laçi, por banues në Lezhë.

Sipas Faxnews riu është dërguar tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Të infektuarit nuk kanë lidhje me të infektuarit e mëparshëm ndërsa ende është i panjohur mënyra se si e kanë marrë virusin.

Ndërkohë në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 494. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja, pas testimit të 252 personave të dyshuar. Numri i viktimave ka shkuar në 25 dhe  betejën me COVID-19 e kanë fituar 251 persona.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll