Gjon Fusha vendoset përkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë gjykatës së Apelit Gjirokastër
15 Prill 2020, 11:36Nga DOSJA
Tiranë- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se ditën e sotme është marrë vendimi që prokurori Gjon Fusha, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër. KLP bën me dije se Fusha këtë detyrë do ta ushtorjë për një periudhë kohore prej 3 muajsh, nga data 16.04.2020 – 15.07.2020.
Njoftimi:
Si pasojë e masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 dhe në përputhje të plotë me kufizimet dhe rregullat e kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizoi sot në orën 11.00 mbledhjen plenare përmes platformës on-line në prani të 8 anëtarëve dhe në mungesë të znj. Esmeralda Keshi (Cami).
Këshilli vendosi në mënyrë unanime caktimin e z. Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, për një periudhë kohore nga data 16.04.2020 – 15.07.2020.
Pasi u njoh me relacionin shpjegues nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi të japë leje të papaguar për arsye familjare për z. Elion Mustafaj, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për periudhën 1 vjeçare duke filluar nga data 01.05.2020 deri në datë 30.04.2021.
Këshilli vendosi unanimisht edhe miratimin e projektvendimit “Për krijimin dhe administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se betejën me COVID-19 e ka humbur një 90-vjeçar nga Fieri, që ndodhej i shtruar në spitalin infe...
TIRANË– Ajet Sela, Arjan Murati janë lënë në burg pasi kanë vjedhur lëkurë për tapiceri makinë në një kompani në Tiranë, ndërsa Vebi Shahu është liruar. Ng...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Ti...
Tiranë– Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë infektuar edhe 5 anëtarë të një familje në fshatin Petrel...
Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka hequr patentën dhe u ka bllokuar mjetet 130 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit....
Elbasan- Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se në qytetin e Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar i infektuar një person. Burime për Dosja...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në Tiranë, pasi 52-vjeçar me iniciale F.K duke drejtuar një fadromë në rrugën “Ramazan Gaxherr...
Dibër-Rikthehet sërish dimri. Mbrëmjen e së martës janë rikthyer reshjet e borës në zonat malore të Qarkut Dibër. Ndryshe, nga bora e 1 Prillit, kjo e fundit nu...